Adnan Merovci ka vlerësuar lartë figurën e Adem Demaçit dhe atë të Ibrahim Rugovës në debatin që po zhvillohet në emisionin Pressing në T7 rreth këtyre figura historike.
Ai ka thënë se populli shqiptar në Kosovë u lartësua shumë me ndarjen e çmimit Saharov për këto dy figura.
Demaçi mori këtë titull në vitin 1991 pas shumë viteve të kaluara si disident dhe aktivist i çështjes kombëtare.
Rugovës iu nda ky çmim në vitin 1998.
“E lartësoi lartë popullin kur e mori atë çmim. Pastaj më 1998 u fitua përsëri për t’u futur në histori”, tha ai.
“Me të lexuar e kam dhe me të nime. Jemi i vetmi popull që ka dy çmime Saharov”, shtoi ai.
Çmimi Saharov për lirinë e mendimit, i pagëzuar sipas disidentit dhe shkencëtarit nga Bashkimi Sovjetik Andrej Saharov (Andrei Sakharov) është themeluar në dhjetor 1988 nga Parlamenti Evropian për të nderuar individët apo organizatat që i kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.