Merovci: Qosja e kushtëzoi kyçjen në LDK, kërkonte që aty të mos jetë Fehmi Agani - Gazeta Express
string(79) "merovci-qosja-e-kushtezoi-kycjen-ne-ldk-kerkonte-qe-aty-te-mos-jete-fehmi-agani"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 21:44

Merovci: Qosja e kushtëzoi kyçjen në LDK, kërkonte që aty të mos jetë Fehmi Agani

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 21:44

Adnan Merovci në emisionin Pressing në T7 ka treguar arsyet pse Rexhep Qosja nuk pranoi të futej në LDK.

Sipas disa themeluesve të LDK-së në deklaratat e kaluara në Pressing, Qosjes i ishte ofruar posti i kryetarit të LDK-së, por e kishte refuzuar për shkak të disa emrave që ishin në listën e themeluesve.

Lexo Edhe:

“Ai e ka kushtëzuar futjen në LDK për shkak të një emri. Tash me thonë këtu. E ka thënë edhe Shkëlzen Maliqi. Është Fehmi Agani”, tha ai.

Ai tutje thotë se edhe Adem Demaçit i ishte ofruar futja në LDK.

“Demacit i ishte ofruar futja në LDK pas daljes nga burgu, por e kishte refuzuar pasi kishte dashur të distancohej”, tha ai.