Meritoni feston ditëlindjen, Ilnisa e uron nga jashtë: Je arsyeja e fitores time - Gazeta Express
string(78) "meritoni-feston-ditelindjen-ilnisa-e-uron-nga-jashte-je-arsyeja-e-fitores-time"

Meritoni feston ditëlindjen, Ilnisa e uron nga jashtë: Je arsyeja e fitores time

Rozë

Gazeta Express

23/05/2024 11:26

Meriton Mjekiqi shënon një tjetër vit jetë, kësaj radhe brenda mureve të Big Brother VIP Albania 3.

Konkurrenti aktual i edicionit të shumëpërfolur të BBVA, feston sot ditëlindjen e tij të 29-të.

Lexo Edhe:

Pavarësisht se ndodhet ende brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pa mundësinë të kremtojë si zakonisht me miqtë dhe familjarët jashtë, dhe urimet e shumta për të s’kanë munguar.

Banorët e tjerë dhe njerëzit e tij të afërt kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë mesazhet e tyre të përzemërta dhe për t’i dërguar dashurinë, ndërsa Meritoni vazhdon eksperiencën e tij televizive që ka tejkaluar tashmë 100 ditë.

Një nga urimet më të veçanta erdhi nga e dashura e tij, gazetarja Ilnisa Agolli, me të cilën u njoh gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e BBVA.

“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e fitores time”, shkroi ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory.

Meritoni përndryshe është një nga pesë finalistët pretendent për çmimin e madh, bashkë me katër finalistët e tjerë: Egla Ceno, Romeo Veshaj, Heidi Baci dhe Julian Deda.