Mesfushori kosovar Meriton Korenica ishte protagonist në fitoren e CFR Cluj ndaj UTA Aradit në javën e 25-të të elitës së futbollit rumun.
Korenica shënoi gol të vetëm të ndeshjes në minutën e 68-të, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 1-0 dhe duke vazhduar formën e tij të shkëlqyer.
Ky ishte goli i tretë radhazi i mesfushorit kosovar me fanellën e Clujit, duke konfirmuar rëndësinë e tij për ekipin në këtë sezon. /GazetaExpress