Mërgimtarja nga Gjermania për Vjosa Osmanin: Atë që e flet, e realizon - Gazeta Express
string(68) "mergimtarja-nga-gjermania-per-vjosa-osmanin-ate-qe-e-flet-e-realizon"

Lajme

Gazeta Express

05/04/2021 9:27

Mërgimtarja nga Gjermania për Vjosa Osmanin: Atë që e flet, e realizon

Lajme

Gazeta Express

05/04/2021 9:27

Emisioni #gjesi në T7 është duke zhvilluar lidhje direkte nga komuna e Mitrovicës, raporton Gazeta Express.

Gazetarja e T7 i ka pyetur qytetarët e Mitrovicës se si janë ndier kur bashkëqytetarja e tyre është bërë presidente.

“Sigurisht kjo është privilegj për vendin tonë. Në shtëpi e kemi shiku në rrethin shtëpiak. Po shpresojmë që tash do të rregullohen disa gjana, po presim shumë shpresojmë që më mirë të bëhet”, ka thënë njëri nga qytetarët.

Një mërgimtare ndërkaq ka thënë se beson në Vjosa Osmanin e shpreson që të takohet me të.

“Dua me i uru të gjithë ata që kanë votu dhe që e urojnë Vjosën. Unë pres shumë është njeri shumë i mençëm, atë që e flet e realizon, është një femër shumë e zonja. Është shumë besimi i madh te ajo. Jam e kënaqshme me fjalimet e saja kur i bon, e dinë cka flet.  Unë kam lind në Mitrovicë në pjesën veriore. Unë shpresoj të takohem me Vjosën, ia uroj të gjitha të mirat Vjosës edhe Kosovës”, ka thënë ajo./GazetaExpress/