Mërgimtarët fusin 84 zarfe me fletëvotime brenda një pakoje - Gazeta Express
string(59) "mergimtaret-fusin-84-zarfe-me-fletevotime-brenda-nje-pakoje"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 15:52

Mërgimtarët fusin 84 zarfe me fletëvotime brenda një pakoje

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 15:52

Disa votues nga diaspora, duket se nuk i kanë respektuar rregullat që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte vendosur, për votat nga jashtë vendit. Aty thuhej se në një pako mund të dërgohen votat e rrethit të ngushtë familjar

84 zarfe me fletëvotime janë gjetur në një pako, gjatë numërimit të votave të diasporës.

Lexo Edhe:

Derisa rregulli i vendosur nga KQZ ishte që në një pako është e lejuar të futen vetëm zarfet me fletëvotimet e rrethit të ngushtë familjar, dikush e ka tejkaluar këtë numër.

Pakoja me 84 zarfe të fletëvotime është refuzuar, pasi nuk ka përfillur procedurat e duhura.

Kodi i refuzimit “D7”, tregon se 1 mijë e 656 pako me fletëvotime janë refuzuar, pasi pakoja ka përmbajtur numër të fletëvotimeve jashtë rrethit familjar.

Kjo madje ishte paralajmëruar nga KQZ’ja qysh para zgjedhjeve. Në një video ku tregohej se si duhet të votohet nga jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, bëhej e ditur se fletëvotimi përmes postës duhet të dërgohet vetëm për vete, apo për rrethin e ngushtë familjar.