Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i ka dalë në mbështetje babait të tij, kandidatit të PDK’së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtakut, duke thënë se Drenica mbetet simbol i qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë kombëtare.
“Drenica nuk është valë që kalon, por shkëmb që qëndron! Asnjë valë nuk mund ta lëkund. Partia Demokratike e Kosovës është dhe do të mbetet themeli i qëndrueshmërisë kombëtare,” ka deklaruar Lushtaku.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 191, për – siç tha ai – kthimin e dinjitetit të shtetit, ringjalljen e shpresës dhe rikthimin e zhvillimit në vend.