string(77) "mergim-berisha-komenton-te-valoni-ne-instagram-ai-e-fton-te-luaje-per-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

31/08/2021 17:36

Mërgim Berisha komenton të Valoni në Instagram, ai e fton të luajë për Kosovën

Futboll

Gazeta Express

31/08/2021 17:36

Sulmuesi i Red Bull Salzburg, Mërgim Berisha, që ka luajtur për Gjermaninë U21 deri me tani por nuk u ftua për të luajtur në Gjermaninë në Olimpiadë, duket se tani ka filluar që ta pëlqejë Kosovën

Kjo është parë në një postim të mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha në Instagram.

Lojtari i Reims ka postuar sonte një foto në Instagram nga stërvitja e tij me dardanët në stadiumin Fadil Vokrri.

E poshtë kësaj foto ka reaguar Mërgim Berisha, i cili ka komentuar të Valoni me fjalët “King” me flamurin e Kosovës pas duke nënkuptuar se po thotë: Valon Berisha mbret i Kosovës.

Përpos fansave të Kosovës, të cilët e kanë lutur sulmuesin perspektiv që t’i bashkohet Kombëtares se Kosovës, ka reaguar edhe vetë Valoni, i cili ka pasur një kundërpërgjigje të qartë për Mërgimin.

“Së shpejti bashkë këtu”, ka shkruar Valoni në koment.

Më poshtë, Mërgimi ka komentuar përsëri duke bërë një emotikon: ?

Mërgim Berisha është prej vitit 2017 në Red Bull Salzburg dhe deri me tani ka shënuar 16 gola në 39 paraqitje. Ai ka pasur edhe 13 paraqitje për Gjermaninë U21 dhe ka shënuar një gol.

Kartoni i tij është 10 milionë euro sipas faqes transfermarkt.de. /GazetaExpress/