Mërgim Berisha debuton te Gjermania, luan 16 minuta
Futboll
Gazeta Express
25/03/2023 23:28
Mërgim Berisha ka debutuar tek ekipi i parë i Gjermanisë.
Gjermanët triumfuan 2:0 në miqësoren ndaj Perusë, të zhvilluar në Mewa Arena të Mainzit.
Fullkrug realizoi të dy golat
e fitores së vendasve në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.
E Berisha u inkuadrua në lojë
në minutën e 75-të të ndeshjes në vend të golashënuesit të ndeshjes.
Kështu, ai e vulos debutimin te
kombëtarja e Gjermanisë.
Berisha e kishte mundësinë të luante
për Kosovën, por nuk e pranoi.
Ai ende nuk ka zhvilluar një
ndeshje kompetitive për ekipin e parë, pasi që Gjermania është organizatore e
Euro 2024 dhe nuk luan në kualifikime. /Gazeta Express/