Mercedesi sjell modelet sportive E63 AMG S dhe E53 AMG Cabriolet - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

26/09/2020 12:32

Mercedesi sjell modelet sportive E63 AMG S dhe E53 AMG Cabriolet

AutoTech

Gazeta Express

26/09/2020 12:32

Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes-Benz, i ka publikuar pamjet e modeleve të reja sportive E63 AMG S, E63 S Estate dhe E53 AMG Cabriolet.

Modelet E63 AMG S dhe E63 AMG S Estate do të jenë të pajisura me motorin me 4.0 litra e tetë cilindra, i cili prodhon 612 kuaj-fuqi, shkruan Carwow, transmeton Gazeta Express.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë modeli E63 AMG S e arrin për vetëm 3.4 sekonda, ndërsa modeli E63 AMG S Estate për 3.5 sekonda. Çmimi i kësaj veture fillon nga 108,550 dollarë.

Si pako standarde në të gjitha modelet E63 do të jetë sistemi i tërheqjes me katër rrota, i njohur si 4MATIC+.

Modeli E53 AMG Cabriolet ka motor me vëllim prej 3.0 litrash me gjashtë cilindra, që prodhon 435 kuaj-fuqi.

Çmimi i kësaj veture fillon nga 81,650 dollarë, transmeton Gazeta Express.