Mënyrat natyrale kundër dhimbjeve të qafës - Gazeta Express
string(42) "menyrat-natyrale-kunder-dhimbjeve-te-qafes"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/03/2023 19:42

Mënyrat natyrale kundër dhimbjeve të qafës

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/03/2023 19:42

Dhimbja e qafës, mpirja dhe bllokimi i muskujve të saj është një nga problemet më të shpeshta që prek secilin prej nesh.

Kryesisht ftohja e muskujve të qafës, tensionet nervore apo emocionale, stresi, qëndrimi për një kohë të gjatë ulur apo në këmbë shkaktojnë ngërçe tek qafa, e cila i reflekton ato në dhimbje shpesh herë të padurueshme dhe të zgjatura.

Lexo Edhe:

Këto dhimbje jo vetëm që ndikojnë në humorin tonë por na ndjekin me orë të zgjatura duke na vështirësuar veprimet e gjithë ditës.

Dhimbjet e qafës shfaqen në forma të ndryshme.

Shpesh herë të detyrojnë të mbash kokën përkulur, apo në një anë.

Kjo na vështirëson lirshmërinë e veprimeve sa herë që përpiqemi të ndryshojmë pozicion duke na shkaktuar dhimbje të padurueshme dhe akute.

Në këto raste, dhimbja është konstante, qafa qëndron si e ngrirë, muskujt qëndrojnë të tendosur.

Të krijohet ndjesia e një peshe të rëndë mbi shpatulla.

Sipas të dhënave tre janë shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të qafës:

Kontraktimet muskulore të cilat vijnë zakonisht për shkak të gjendjes emocionale jo të mirë si dhe pozicionit të keq të qëndrimit që kemi në përditshmërinë tonë, shkruan Agroweb.

Sëmundja e Hernies Diskale është një tjetër shkak i dhimbjes së qafës. Ajo ndikon direkt në kontraktimin dhe ngrirjen e muskujve, e për rrjedhojë sjell dhimbje dhe mpirje.

Inflamacionet janë gjithashtu shkaktarë të ngrirjes së muskujve të qafës dhe mpirjes së tyre duke sjellë vështirësi të mëdha në lëvizje dhe dhimbje therëse.

Si të lehtësojmë dhimbjet e qafës?

Ka disa mënyra shumë efikase të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të qafës dhe largimin e tyre.

Dy më efikaset janë ato me kompresa me akull apo me ujë të nxehtë. Por si përdoren?

Në rast qafa është e prekur nga inflamacioni, pra që i’u dhëmb sapo ndryshoni pozicion përdorni kompresa me akull. /Shqip.com