Mënyra më e thjeshtë për ta larguar rërën nga këmbët për pak sekonda - Gazeta Express
string(68) "menyra-me-e-thjeshte-per-ta-larguar-reren-nga-kembet-per-pak-sekonda"

Mënyra më e thjeshtë për ta larguar rërën nga këmbët për pak sekonda

Gazeta Express

02/08/2020 14:40

Shkuarja në plazh gjithmonë duket ide e mirë derisa të ktheheni në shtëpi, kur shihni se këmbët u janë mbushur me rërë.

Edhe nëse e pastroni trupin dhe e largoni rërën në bregdet, prapë ekziston problemi i mbushjes së këmbëve me rërë përderisa ecni nëpër plazh.

Lexo Edhe:

Posa të futeni në veturë, do ta shihni rërën kudo për disa muaj, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Zgjidhja për largimin e rërës nga lëkura juaj është pudra.

Një grua është bërë e popullarizuar me postimin e saj në TikTok, ku shfaqet duke ia larguar rërën nga këmba fëmijës së saj.

Pasi ia fërkon pudrën për këmbe fëmijës, shihet se rëra është larguar pothuajse plotësisht nga lëkura.

“Ju nuk dëshironi që kjo (rërë) të futet në veturën tuaj, prandaj shpërndajeni (pudrën) në zonën ku ka rërë dhe ajo (rëra) do të bie menjëherë”, thotë gruaja.