Mënyra më e lehtë për të gjetur ngjyrën perfekte të fondatinës për fytyrën tuaj - Gazeta Express
string(79) "menyra-me-e-lehte-per-te-gjetur-ngjyren-perfekte-te-fondatines-per-fytyren-tuaj"

Mënyra më e lehtë për të gjetur ngjyrën perfekte të fondatinës për fytyrën tuaj

Fun

Gazeta Express

10/11/2021 12:15

Këtu mund të provosh disa tone të fondatinës, të cilat vëren se përshtaten me ngjyrën e lëkurës që ke.

Gjetja e ngjyrës ideale të fondatinës është shpeshherë një punë e vështirë. Vazhdimisht gjendesh mes ngjyrave dhe toneve të ndryshme dhe e ke të vështirë të zgjedhësh cila është më e përshtatshme për lëkurën.

Lexo Edhe:

Veprimi më i shpeshtë që bëjnë shumë femra është prova në kurrizin e dorës. Për fat të keq, kjo nuk është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjedhur atë që të përshtatet në të vërtetë.

Fatmirësisht, një truk që të kushton vetëm 2 sekonda supozohet të përkojë me gjetjen perfekte të tonalitetit që i nevojitet lëkurës. Gjithçka ku duhet të përqendrohesh është kyçi i dorës. Ç’ngjyrë kanë venat e tua?

Nëse venat janë ngjyrë ulliri, do të thotë që ke lëkurë me tone të ngrohta. Nëse venat janë blu, do të thotë që tonet e lëkurës janë rozë. Dhe nëse i ke venat me të dyja ngjyrat, do të thotë që ke lëkurë neutrale. Nëse e njeh mirë tonin e lëkurës, atëherë është shumë e thjeshtë për t’i përshtatur asaj fondatinën.

Është shumë e rëndësishme të bësh dallimin mes tonit të lëkurës dhe nuancës së saj (ngjyra që ka lëkura nën sipërfaqe dhe që ndikon në cilësinë e përgjithshme të tonalitetit të saj.) Sipas make up artistes Michelle Phan, toni i lëkurës, zakonisht përcaktohet nga mënyra se si përshtatet lëkura ndaj rrezeve të diellit.

Kjo, në thelb, mund të tregojë tone të lehta, të mesme apo të errëta. Ndërsa nuanca përfaqëson ngjyrën e vërtetë të lëkurës, e cila është diçka që nuk ndryshon kurrë, pa marrë parasysh sezonin.

Njerëzit me nuanca të ngrohta kanë tendencën të duken mirë me fondatinë në ngjyra gold, pra me bazë të verdhë. Ndërsa tonet e ftohta të lëkurës duhet të përshtaten me ngjyrat e rozës. Nëse je neutrale pastaj, je diku në mes. Provo nuancat e nude.

Mënyra më e mirë për të gjetur fondatinën e saktë është poshtë nofullës (as në dorë dhe as në fytyrë). Kjo për arsye se aty është nuanca e saktë e lëkurës. Këtu mund të provosh disa tone të fondatinës, të cilat vëren se përshtaten me ngjyrën e lëkurës që ke.