Bodo/Glimt surprizoi shumëkë këtë sezon, duke arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Europës.
Kjo ishte një arritje e madhe për një klub modest nga Norvegjia, i cili madje edhe e eliminoi Lazion në raundin e kaluar.
Në gjysmëfinale, klubi norvegjez u ndesh me Tottenhamin, por u mposht në dy ndeshjet.
Fillimisht, ndeshjen e parë e humbi 3-1 në Angli, teksa në fushën e tij, Bodo/Glimt u mposht 2-0.
Megjithatë, tifozët e saj e rrëmbyen pak vëmendjen gjatë ndeshjes, më mënyrën kreataive që kishin zgjedhur për të përcjellur ndeshjen e sontme.
Ata po e shikonin e shijonin ndeshjen nga një objekt – siç duket banesë – afër stadiumit.
Tottenhami kaloi tutje në finale, aty ku do të ketë kundërshtar Mancheste Unitedin./GazetaExpress/