Mentor Zyberajn e vlerësojnë lartë në Rusi - Gazeta Express

Mentor Zyberajn e vlerësojnë lartë në Rusi

Arte

Gazeta Express

22/04/2021 0:41

Regjisori i dramës ‘Ëndrrat e Hamletit’, Mentor Zymberaj është vlerësuar në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Vladimir të Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Zymberaj nëpërmjet një postimi në Facebook i cili ka shkruar se ky është edhe një tjetër sukses i shfaqjes në arenën ndërkombëtare.

“Ëndrrat e Hamletit vlerësohet lartë në Festivalin Ndërkombëtar Teatror në Vladimir të Rusisë! Edhe një sukses i radhës i shfaqjes në Arenën Ndërkombëtare!”, ka shkruar ndër të tjera regjisori.

‘’’Ëndrrat e Hamletit” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT & ITI-Qendra në Kosovë, në bashkëpunim të teatrit Dodona dhe Komunës së Prishtinës. Premiera e kësaj shfaqje është dhënë më 31 mars të vitit 2018 në Teatrin ‘’Dodona’’. / KultPlus.com