FC Prishtina ka bërë një lëvizje të rëndësishme jashtë fushës së lojës.
Kryeqytetasit kanë njoftuar se e kanë emëruar Mentor Zhdrellën si këshilltar sportiv, shkruan Gazeta Express.
“Një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar rikthehet në shtëpinë bardhekaltër, këtë herë në një rol të ri. Me përvojën e tij dhe vizionin për të ardhmen, Zhdrella do ta ndihmojë klubin drejt sukseseve të reja”, thuhej ndër tjera.
Së fundmi, Zhdrella kishte qenë drejtor sportiv te KF Llapi.