Mendoi se çmimi i lotarisë ishte shaka e 1 prillit - Gazeta Express
string(50) "mendoi-se-cmimi-i-lotarise-ishte-shaka-e-1-prillit"

Mendoi se çmimi i lotarisë ishte shaka e 1 prillit

Fun

Gazeta Express

09/05/2024 12:15

Një burrë nga Michigani i ShBA-së tha se fillimisht mendoi se ishte objektiv i një shakaje të 1 prillit kur kapi çmimin prej 100 mijë dollarësh në lotari.

Jeremiah Maher, 43-vjeçar, u tha zyrtarëve të Michigan Lottery se ai kontrolloi numrat nga shorti i 1 prillit dhe u trondit kur pa se ato përputheshin me katër topa të bardhë dhe Powerball në biletën që ai bleu.

Lexo Edhe:

“Kam parë numrat e mi dhe mendova se dikush po bënte shaka të 1 prillit me mua”, tha Maher. “Ndjenjë kaq joreale të shihja numrat e mi si fitues. Është padyshim dita më emocionuese e 1 prillit që kam pasur ndonjëherë!”, deklaroi burri fatlum.

Maher tha se çmimi i tij prej 100 mijë dollarësh, i cili doli të ishte shumë real, do të shkojë për ndërtimin e një shtëpie të re.