Mendimi për motin: Vranësira kalimtare ditëve të ardhshme, ende mbetet nxehtë - Gazeta Express
string(75) "mendimi-per-motin-vranesira-kalimtare-diteve-te-ardhshme-ende-mbetet-nxehte"

Gazeta Express

13/08/2025 19:01

Mendimi për motin: Vranësira kalimtare ditëve të ardhshme, ende mbetet nxehtë

Gazeta Express

13/08/2025 19:01

Mendimi për motin – 13.08.2025

Ditën e enjtë fillimisht do të ketë intervale më të gjata me diell. Pasdite kalojnë vransira, derisa pjesëve malore nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat zbresin lehtë në 32C e 35C, maksimalet, derisa minimalet luhaten ndërmjet 16C e 20C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-8m/s.

Të premten kalojnë më shpesh vransira, mirëpo nuk paraqiten gjasa për të reshura. Ditën e shtunë do të ketë më shumë intervale me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu. Ditën e diel dhe të hënë paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, që do të jenë më të përhapura në vend. Temperaturat pësojnë rënie deri në 30C e 28C, maksimalet, e minimalet në 13C e 14C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja, 5-10m/s.