Mendimi për motin: Vransira e riga lokale shiu të enjtën, rritje e temperaturave të premtën - Gazeta Express
string(89) "mendimi-per-motin-vransira-e-riga-lokale-shiu-te-enjten-rritje-e-temperaturave-te-premten"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 18:39

Mendimi për motin: Vransira e riga lokale shiu të enjtën, rritje e temperaturave të premtën

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 18:39

Mendimi për motin – 12.02.2025

Vendi përshkohet me vransira të dendura ditën e enjtë, kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu, apo reshje të pakta dëbore viseve më të larta malore. Frynë erë kryesisht nga juglindja, e lehtë dhe mesatare 3-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në 0C e 2C, e ato maksimale shkojnë deri në 7C e 8C.

Ditën e premtë kalojnë vransira, por nuk mungojnë as intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 10C e 12C. Përgjatë fundjave do të ketë më shumë vransira, e temperaturat zbresin gradualisht deri në 6C, ato maksimale, e minimalet sërish zbresin nën 0C. Të shtunën aty këtu mund të paraqiten kushte për riga lokale shiu. Në fundjavë frynë dhe erë më e theksuar veriore e verilindore, me hove deri në 10m/s.

Advertisement
Advertisement
Advertisement