Mendimi për motin – 29.07.2025
Riga lokale shiu mund të vazhdojnë gjatë natës në pjesë të vendit. Orëve të mëngjesit të ditës së martë, vransirat do të dominojnë vendin, aty këtu të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Gjatë ditës vransirat shpërndahen, duke hapur qiellin për më shumë intervale me diell. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 15C e 17C, ndërsa ato maksimale përreth mesatareve 24C deri 27C. Frynë erë mesatare veriore e verilindore 5-12m/s.
Vransira kalojnë më shumë ditën e enjtë, me mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu pasdite. Temperaturat mbesin më të ulëta në 25C e 27C. Nga dita e premtë dhe përgjatë fundjave parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Të shtunën e të dielen, përreth zonave malore mund të paraqiten kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu. Temperaturat në rritje, deri në 29C, të premtën, e në fundjavë 32C e 35C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Frynë erë kryesisht nga verilindja 3-10m/s, e përgjatë fundjave perëndimore.
Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme, pas reshjeve të fundit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Ozoni sipërfaqësor nën kushte të motit me më shumë vransira, mbetet në koncentrime më të ulëta ditën e mërkurë dhe të enjtë. Tek ditën e premtë, orëve të pasdites, me diellosje më të lartë, pritet një rritje e koncentrimeve tek ky ndotës, që shtynë indeksin të kalojë përkohësisht në vlera mesatare.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...