Një valë e re e të nxehtit do të përfshijë vendin nga dita e nesërme. Të enjten mbetet mot kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, ndërsa ato maksimale shënojnë një rritje deri në 34C e 36C. Era frynë drejtimesh të ndryshme, e lehtë 2-5m/s.
Mot i kthjellët vijon edhe ditën e premtë, ndërsa në fundjavë me zhvillime të vransirave, orëve të pasdites më vonë, nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh shiu përreth zonave malore. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 34C e 35C, por që mbetet ende mot shumë i nxehtë. Duke shkuar nga fillimi i javës vijuese, temperaturat sërish shënojnë rritje në 35C e 36C, lokalisht shkojnë deri në 38C apo edhe 39C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-9m/s. Nga dita e dielë ndryshon drejtimin në jugperëndimore.