string(103) "mendimi-per-motin-temperatura-nen-mesatare-javen-e-ardhshme-mot-me-stabil-tek-ne-javen-e-trete-te-majit"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 23:58

Mendimi për motin: Temperatura nën mesatare javën e ardhshme, mot më stabil tek në javën e tretë të majit

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 23:58

Mendimi për motin – 9.05.2025 – Trendet dyjavore

Bazuar në trendet më të fundit, në pjesën e dytë të javës vijuese sërish të reshura mund të përfshinë vendin, ndërkohë që dhe temperaturat do të luhaten kryesisht vlerave nën mesatare. Maksimalet ndërmjet 15C e 18C, e ato minimalet 3C deri në 6C. Në fundjavë mund të priten intervale më të gjata me diell, e temperaturat të shënojnë rritje deri në 19C e 20C.

Stabilizim i motit po duket i mundshëm në javën e tretë të majit, pas datës 19, kur mund të ketë shumë intervale me diell, megjithëse jo mjaft me një besueshmëri të lartë, sepse sinjalet për të reshura po mbesin të mundshme. Temperaturat pritet të shënojnë rritje përreth mesatareve deri në 21C e 23C, madje në disa modele shfaqin rritje deri në 24C e 25C.