string(65) "mendimi-per-motin-temperatura-me-afer-mesatareve-javen-e-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 18:11

Mendimi për motin: Temperatura më afër mesatareve javën e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 18:11

Mendimi për motin – 6.06.2025

Pas valës së të nxehtit që përfshiu vendin e rajonin në javën e parë të qershorit, përgjatë javës së dytë pritet ndryshim i situatës sinoptike. Me depërtime të masave më të freskëta ajrore, temperaturat pësojnë një rënie më të lehtë përreth vlerave mesatare, megjithëse mbesin me shmangie pozitive. Luhaten ndërmjet 26C e 30C, ato maksimale, e minimalet 13C deri 16C. Nga mesi i javës paraqiten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullimave në pjesë të vendit, së paku deri ditën e premtë. Përgjatë fundjave, më 14 e 15 qershor, do të dominojnë kushte më stabile, me më shumë intervale me diell e kthjellime.

Në javën e tretë të qershorit, pas datës 16, po shfaqen sinjale për një mot më të paqëndrueshëm. Pothuajse çdo pasditë ekziston mundësia të zhvillohen rrebeshe shiu dhe bubullima, madje me potencial të zhvillohen dhe stuhi më të ashpra shiu, me erëra e breshër lokalisht. Temperaturat për momentin shfaqin sinjale që do të jenë lehtazi mbi vlera mesatare përreth 27C e 30C, mirëpo në disa modele paraqiten mundësi të zbresin edhe fare pranë 20C.

aaaaa