Mendimi për motin – 15.07.2025
Mot kryesisht me diell parashihet ditën e mërkurë. Pasdite përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale, por nuk paraqiten kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 18C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 31 e 33C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-9m/s.
Rrebeshe shiu e bubullima parashihen në pjesë të vendit ditën e enjtë. Kohëpaskohe riga shiu mund të vazhdojnë mëngjesin e së premtës. Temperaturat pësojnë një rënie deri në 25C e 26C, ato maksimale e minimalet deri në 12C e 13C. Të premten pasdite vransirat shpërndahen, ndërkohë që në fundjavë priten kushte më stabile me mot kryesisht me diell. Temperaturat shënojnë rritje të shpejtë deri në 35C e 37C ditën e dielë. Era frynë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.