Mendimi për motin – 4.06.2025
Të enjten do të vazhdoj moti i nxehtë. Fillimisht kryesisht me diell. Nga mesdita fillojnë të zhvillohen më shumë vransira vertikale, që më vonë japin kushte për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullima. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 3-10m/s. Në rast stuhie erëra çasti mund të shënojnë hove mbi 15m/s. Temperaturat maksimale arrinë deri në 32C e 35C. Minimalet zbresin në 15C e 17C.
Vala e të nxehtit, pritet të përfundoj të dielen, kur maksimalet edhe arrinë kulminacionin deri në 34C, apo lokalisht deri në 36C. Nga dita e premtë dhe përgjatë fundjave sërish do të dominojnë më shumë kthjellime. Të hënën, me fillimin e javës së ardhshme, më vonë vransira shtohen mbi vend, por që nuk paraqiten kushte për të reshura. Temperaturat pësojnë një rënie më afër mesatareve, prej 27C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C. Erëra të lehta dhe mesatare frynë nga perëndimi e jugperëndimi 3-10m/s. Të hënën ndryshojnë drejtimin në veri e verilindore.