Mendimi për motin – 4.09.2025
Ditën e premtë parashihet të mbretërojnë kushte stabile në vend, me më shumë kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë rrjedhave të lumenjëve mund të formohen kushte për mjegull apo mjegullinë. Pasdite përreth zonave malore zhvillohen vransira, por se nuk priten mundësi për të reshura. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, ndërsa ato maksimale shënojnë rritje deri në 30C e 31C.
Mot i nxehtë e kryesisht me diell po parashihet ditëve të fundjavës, me maksimale prej 29C e 31C. Minimalet zbresin deri në 12C e 13C. Orëve të mëngjesit, përgjatë rrjedhave të lumenjëve, shkurtimisht, mund të formohen kushte për mjegull apo mjegullinë. Ditën e hënë dhe martë kalojnë herë pas here vransira, por se nuk po paraqiten mundësi për të reshura. Temperaturat ende të larta 30C e 32C. Era do të fryjë më shumë nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.