Mendimi për motin – 8.07.2025
Ditën e mërkurë, qysh orëve të hershme të mëngjesit të reshura shiu pritet të shfaqen në pjesë më veriore të vendit. Me afrimin e frontit të ftohtë vransirat e të reshurat, orëve të paradites shtrihen më nga pjesë qëndrore të vendit, e më vonë pritet të kalojnë edhe në pjesë juglindore të vendit. Reshje më të shumta në formë rrebeshesh priten në perëndim të vendit. Herë herë këto rrebeshe shoqërohen edhe me bubullimë. Temperaturat maksimale pësojnë një rënie të theksuar deri në 20C në Prishtinë, e 22C e 24 nga pjesë të Dukagjinit. Do të jenë temperaturat më të ulëta të regjistruara që nga fillimi i kësaj vere meteorologjike, prej 1 qershori. Era ndryshon drejtimin në krahun verior, e frynë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-15m/s, me hove deri në 17m/s. Temperaturat minimale në mëngjes, mbesin ende të larta ndërmjet 16C e 19C.
Vransira të shumta kalojnë ditën e enjtë në vend, aty këtu që mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Të premten do të ketë më shumë intervale me diell. Mbetet më freskët me temperatura maksimale prej 22C e 24C, derisa ato minimale zbresin deri në 9C e 10C. Përgjatë fundjave kthjellime e diell. Temperaturat në rritje deri në 27C e 31C. Të enjtën e të premtën frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s, ndërsa në fundjavë ndryshon drejtimin në perëndimore.