Mendimi për motin: Shi dhe borë ditëve të ardhshme, temperaturat zbresin deri në 0C - Gazeta Express
string(81) "mendimi-per-motin-shi-dhe-bore-diteve-te-ardhshme-temperaturat-zbresin-deri-ne-0c"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 18:51

Mendimi për motin: Shi dhe borë ditëve të ardhshme, temperaturat zbresin deri në 0C

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 18:51

Mendimi për motin – 25.11.2025

Reshje të shiut që përfshinë vendin gjatë natës, vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës së enjtë. Paradite parashihet të pushojnë, e mbetet mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë nga mesdita. Temperaturat në rënie, zbresin deri në 1C e 4C, ndërkohë që pjesëve lindore e qëndrore të vendit, pasdite fillojnë edhe të reshurat e dëborës. Vetëm në pjesë më të ulëta, nga Dukagjini, do të jenë të përziera me apo vetëm të shiut. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s.

Reshjet e borës parashihet të vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës premtë duke formuar shtresë dëbore edhe pjesëve të ulëta. Lokalisht mund të vazhdojnë orëve të pasdites. Reshjet e dëborës rikthehen natën me kalimin në ditën e shtunë. Temperaturat mbesin të ulëta, ndërmjet -1C e 2C. Frynë erë e ftohtë veriore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s. Të shtunën mbetet mot kryesisht i vranët, me vransira të ulëta. Ditën e diel gradualisht vransirat pritet të shpërndahen. Të hënën mbeten më shumë vransira, mirëpo temperaturat shënojnë një rritje deri në 8C e 9C. Era ndryshon drejtimin në jugore e juglindje, e frynë e lehtë 1-3m/s.