Mendimi për motin: Riga shiu ditën e premtë, temperaturat në rënie ditëve të ardhshme - Gazeta Express
string(83) "mendimi-per-motin-riga-shiu-diten-e-premte-temperaturat-ne-renie-diteve-te-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 18:48

Mendimi për motin: Riga shiu ditën e premtë, temperaturat në rënie ditëve të ardhshme

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 18:48

Mendimi për motin – 19.06.2025

Riga lokale shiu pritet të kalojnë përgjatë vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premtë. Intervale me diell nuk mungojnë orëve të paraditës, ndërkohë që pasdite sërish priten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu. Temperaturat maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 28C e 31C. Frynë erë veriore mesatare e mesatarisht e fuqishme, 6-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C.

Nga fundjava mot stabil po parashihet të mbretëroj mbi vend, me më shumë kthjellime dhe diell. Temperaturat pësojnë një rënie deri në 25C e 27C, ato maksimale, e minimalet zbresin deri në 8C e 9C. Në fillim të javës vijuese, temperaturat në rritje, deri në 32C e 34C ato maksimale. Gjatë fundjave frynë ende erë veriore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s, e në fillim të javës ndryshon shkurtimisht drejtimin në jugperëndimore.