Mendimi për motin – 3.10.2025
Reshje shiu apo edhe bore në zona më të larta, kohëpaskohe vazhdojnë gjatë natës, kryesisht të intenzitetit të dobët. Orëve të hershme të mëngjesit të ditës së shtunë pushojnë. Kalojnë ende vransira, derisa nga Dukagjini pritet të ketë më shpesh intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, ndërsa ato maksimale shënojnë rritje deri në 8C e 13C. Frynë erë e lehtë nga perëndimi 1-4m/s.
Ditën e diel fillimisht po parashihen më shpesh intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje të shpejtë deri në 15C e 18C. Më vonë vransirat sërish shtohen, e priten të reshura shiu, që vazhdojnë mëngjesin e ditën e së hënë, kur temperaturat zbresin në 10C. Mot paksa jostabil mbetet edhe të martën e mërkurën, ku kalojnë vransira kohëpaskohe e shfaqen mundësi për të reshura të dobëta shiu. Temperaturat maksimale shënojnë rritje në 12C e 15C; derisa ato minimale luhaten ndërmjet 4C e 6C. Të dielen përkohësisht erëra frynë nga krahu jugor të lehta dhe mesatare 3-6m/s, ndërsa prej së hënës sërish veriore e veriperëndimore, 4-9m/s.