Mendimi për motin: Rënie e lehtë e temperaturave të mërkurën - të premtën sërish deri në 40C - Gazeta Express
string(89) "mendimi-per-motin-renie-e-lehte-e-temperaturave-te-merkuren-te-premten-serish-deri-ne-40c"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 18:39

Mendimi për motin: Rënie e lehtë e temperaturave të mërkurën – të premtën sërish deri në 40C

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 18:39

Mendimi për motin – 22.07.2025

Të mërkurën mbetet ende mot shumë i nxehtë, megjithë një rënie të lehtë të temperaturave maksimale në 34C e 36C. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, përreth zonave malore shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu dhe bubullima. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 18C e 20C.

Nga e enjta sërish temperaturat shënojnë rritje që pritet të arrinë deri në 38C e 39C, të premtën dhe ditën e shtunë. Lokalisht maksimalet mund të shënojnë vlera sërish prej apo mbi 40C. Mbeten kushte të motit kryesisht me diell deri të premtën. Mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu paraqiten të shtunën pasdite, por se mundësitë që të jenë më të përhapura në vend janë ditën e diel, kur dhe temperaturat maksimale zbresin më afër vlerave mesatare prej 28C e 29C. Temperaturat minimale mbesin të larta duke regjistruar edhe netë tropike. Frynë erë perëndimore e jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-8m/s.