Mendimi për motin – 9.10.2025
Natën mbi vend fillojnë të shtohen vransira, e nuk duhet përjashtuar mundësi që aty këtu të shoqërohen me ndonjë rigë logale shiu duke shkuar orëve të mëngjesit, kryesisht nga pjesë lindore të vendit. Ditën vransirat shpërndahen, e do të ketë më shpesh intervale me diell. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 17C e 20C. Minimalet në mëngjes zbresin në 7C e 8C.
Mëngjesin e së shtunës me kalime më të shumta të vransirave, sërish mund të shfaqen kushte për ndonjë rigë lokale shiu. Më pas gjatë ditës intervale më të shpesha me diell. Temperaturat zbresin lehtë në 15C e 17C. Të dielen orëve të mëngjesit formohen kushte për mjegull ultësirave, apo vransira të ulëta. Ditën nuk mungojnë intervale më të gjata me diell, megjithëse kalojnë kohëpaskohe vransira. Temperaturat maksimale në rritje deri në 17C e 18C. Atlernime vransirash dhe intervalesh me diell parashihen ditën e hënë, derisa të martën vransirat fillojnë të shtohen, e lokalisht priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat pësojnë një rënie në 14C e 15C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 4C e 8C. Fryn erë e lehtë dhe mesatare, kryesisht nga veriu e verilindja 3-8m/s.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...