Mendimi për motin: Nesër temperaturat deri në 26C - Gazeta Express
string(48) "mendimi-per-motin-neser-temperaturat-deri-ne-26c"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 18:35

Mendimi për motin: Nesër temperaturat deri në 26C

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 18:35

Mendimi për motin – 23.08.2025

Mot kryesisht me diell do të mbretëroj ditën e diel. Temperaturat mbesin të ulëta deri në 24C e 26C, maksimalet, ndërsa minimalet zbresin në 10C. Ditëve të para të javës së ardhshme, parashihet mot më stabil, me më shumë intervale me diell.

Ditën e hënë kalojnë vransira, e orëve të pasdites mund të shfaqen kushte për rrebeshe shiu, përreth zonave malore. Temperaturat gradualisht në rritje.

Maksimalet të mërkurën shkojnë në 30C e 33C. Era frynë kryesisht nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.