Mendimi për motin – 18.11.2025
Reshjet e shiu parashihet të pushojnë gradualisht orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë. Më pas gjatë ditës paraqiten intervale me diell, para se të reshurat e shiut të përfshinë sërish pjesë qëndrore e jugore të vendit duke shkuar nga mbrëmja. Temperaturat minimale zbresin deri në 4C e 7C, ndërsa ato maksimale ditën shkojnë deri në 10C e 11C. Frynë erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-2m/s.
Vransira të ulëta apo shtresa mjegulle fillimisht mbulojnë vendin të enjten. Gjatë ditës vransirat shpërndahen, e priten intervale paksa më të gjata me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 15C. Mundësi për reshje lokale shiu shfaqen ditën e premtë. Intervale më të shpesha me diell parashihen të shtunën. Më vonë reshje shiu shfaqen në pjesë të vendit, duke vazhduar kohëpaskohe të dielen. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 8C, e ato maksimale të shtunën mund të shkojnë deri në 15C, e të dielen zbresin në 10C e 11C. Frynë erëra jugore e juglindore të lehta dhe mesatare 5-11m/s, me hove deri në 15m/s.