Mendimi për motin: Nesër pushojnë - Nga e premta sërish shi - Gazeta Express
string(56) "mendimi-per-motin-neser-pushojne-nga-e-premta-serish-shi"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 18:52

Mendimi për motin: Nesër pushojnë – Nga e premta sërish shi

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 18:52

Mendimi për motin – 19.11.2025

Reshje shiu vazhdojnë kohëpaskohe në pjesë të vendit me kalimin në ditën e enjtë, kur dhe pritet të pushojnë gradualisht deri orëve të mëngjesit. Vransirat e ulëta dominojnë gjatë paradites, e pasdite shprndahen për të lejuar rreze dielli të depërtojnë në sipërfaqe. Temperaturat minimale zbresin në 7C e 8C, e ato maksimale shënojnë një rritje të lehtë deri në 13C e 16C. Era ndryshon drejtimin nga krahu jugor dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-6m/s.

Situatë mjaft jostabile po mbetet edhe ditëve të ardhshme përgjatë fundjave. Reshje më të shpesha me shi do të vazhdojnë ditën e premtë dhe të shtunë, edhepse orëve të pasdites mund të ketë hapësira ndërmjet vransirave për rreze dielli. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 13C e 15C, e ato minimale zbresin në 7C e 9C. Të dielen ndonëse paraqiten intervale me diell, nuk mungojnë edhe rrebeshe shiu. Vransirat shtohen ditën e hënë, e më vonë paraqiten kushte për të reshura shiu. Temperaturat në rënie graduale deri në 9C e 10C, maksimalet e minimalet zbresin deri në 0C. Erërat frynë kryesisht nga jugu e jugperëndimi të lehta dhe mesatare 5-10m/s, me hove deri në 15m/s.