Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell - Gazeta Express
string(68) "mendimi-per-motin-neser-nxehte-dhe-me-vranesira-e-intervale-me-diell"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 19:32

Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 19:32

Mendimi për motin – 9.09.2025

Vransira kalojnë më shpesh gjatë ditës së mërkurë në vend, megjithëse do të ketë intervale me diell, herë herë më të gjata. Ndonjë rigë shiu mund të shoqërohet me këto vransira që shkojnë duke u dendësuar orëve të mbrëmjes. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugperëndimore 5-10m/s. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 17C, ndërsa temperaturat maksimale shkojnë deri në 30C e 33C.

Rrebeshe e bubullima përfshinë vendin ditën e enjtë, ndërsa temperaturat zbresin në 24C e 25C. Rrebeshe shiu orëve të pasdites mund të zhvillohen në pjesë të vendit ditën e premtë, ndërkohë që maksimalet shënojnë rritje deri në 27C. Të shtunën ka gjasa të ketë më gjatë intervale me diell, e temperatura të arrinë deri në 30C e 32C. Shtim i vransirave parashihet të dielen, e më vonë paraqiten edhe të reshura shiu, që mund të vazhdojnë me kalimin në mëngjesin e së hënës. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 13C e 17C. Deri të enjten frynë erëra jugperëndimore, ndërsa të premtën ndryshojnë drejtimin në verilindore.