Mendimi për motin: Nesër më shumë vranësira, mundësi për riga shiu - Gazeta Express
string(64) "mendimi-per-motin-neser-me-shume-vranesira-mundesi-per-riga-shiu"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 19:25

Mendimi për motin: Nesër më shumë vranësira, mundësi për riga shiu

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 19:25

Mendimi për motin – 10.10.2025

Vransira të shumta kalojnë ditën e shtunë përgjatë vendit, ku orëve të mëngjesit, mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Ditën më pas nuk do të mungojnë intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, derisa ato maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 15C e 18C. Frynë erë veriore e veriperëndimore mesatare e mesatarisht e fuqishme 5-12m/s.

Të dielen orëve të mëngjesit shfaqen kushte për mjegull përgjatë ultësirave. Ditën nuk mungojnë intervale me diell, por kalojnë edhe vransira. Temperaturat mbesin të larta prej 17C e 20C. Ditëve të para të javës vijuese, parashihet të mbretëroj mot relativisht stabil, sa me kalime vransirash, e sa me intervale me diell. Të martën aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat në një rënie graduale prej 17C deri në 13C, ato maksimale, e minimalet zbresin deri në 3C e 4C. Frynë erëra kryesisht veriore e verilindore, të lehta dhe mesatare 3-8m/s.