Mendimi për motin: Nesër ftohtë dhe kryesisht vranët - Gazeta Express
string(51) "mendimi-per-motin-neser-ftohte-dhe-kryesisht-vranet"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 18:33

Mendimi për motin: Nesër ftohtë dhe kryesisht vranët

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 18:33

Mendimi për motin – 28.11.2025

Reshje më të shumta bore po parashihet të kalojnë mbi vend të premtën mbrëma, e aty këtu mund të vazhdojnë natën me kalimin në ditën e shtunë. Për të shtunën parashihet të mbretëroj ende mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Lokalisht mund të ketë reshje bore, apo të përziera shiu e bore, derisa në pjesë më të ulëta vetëm shiu. Temperaturat luhaten ndërmjet -1C e 4C. Frynë erë e lehtë veriore 2-4m/s. Nga dita e diel vransirat shpërndahen, e pjesëve të Dukagjinit do të ketë intervale me diell. Minimalet zbresin në -2C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 3C e 5C.

Ditëve të para të dhjetorit, stinës dimërore meteorologjike, po parashihet mot stabil, me intervale më të gjata me diell. Të martën kalojnë vransira, kryesisht shtresore të nivelit të lartë. Përgjatë ultësirave formohen shtresa mjegulle, apo vransirash të ulëta, që mund të mbeten më gjatë edhe orëve të mesditës. Temperaturat shënojnë një rritje deri në 7C e 8C, në pjesë ku mund të ketë më shumë kthjellime, derisa në pjesët e mbuluara me mjegull mund të jenë më të ulëta. Minimalet zbresin në -2C e 0C. Do të dominojnë qetësitë. Orëve të pasdites frynë erë e lehtë jugore 1-4m/s.