Mendimi për motin – 17.09.2025
Pas depërtimit të masave më të ftohta në vend, nata po parashihet të jetë mjaft e ftohtë, me minimale që zbresin deri në 6C e 9C. Të enjten do të mbretëroj mot me kthjellime e diell, por që në aspektin termik mbetet ende freskët, me maksimale prej 21C e 24C. Frynë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Periudhë stabile parashihet deri nga fillimi i javës së ardhshme, me kthjellime e diell. Temperaturat gradualisht në rritje, në 27C e 30C në fundjavë, ato maksimale. Minimalet sërish rriten në vlera dyshifrore prej 12C e 14C. Erërat deri të shtunën frynë nga veriu e verilindja të lehta dhe mesatare, 3-10m/s. Nga dita e diel ndryshojnë drejtimin nga krahu jugor.