string(74) "mendimi-per-motin-mot-stabil-e-kryesisht-me-diell-temperaturat-deri-ne-30c"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 18:46

Mendimi për motin: Mot stabil e kryesisht me diell, temperaturat deri në 30C

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 18:46

Mendimi për motin – 11.06.2025

Kushtet stabile atmosferike do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell ditën e enjtë. Vetëm përgjatë relieveve malore orëve të pasdites mund të ketë zhvillime të vransirave të pakta lokale, mirëpo pa mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 28C e 30C, e ato minimale në mëngjes zbresin deri në 12C e 14C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s.

Mbetet mot stabil e kryesisht me diell edhe ditëve vijuese. Kalojnë herë pas here vransira, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Në aspektin termik nuk do të jetë edhe aq nxehtë. Temperaturat do jenë me një trend të rënies së lehtë, deri në 26C e 27C ditëve të fundjavës, e më pas shënojnë një rritje të hënën deri në 29C. Minimalet gjithashtu zbresin deri në 10C e 11C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja, 4-11m/s.