Mendimi për motin – 13.06.2025 – Trendet dyjavore
Në përgjithësi mot më i qëndrueshëm po parashihet edhe për javën e ardshshme në vend, të dominuar kryesisht nga kthjellimet e intervale më të gjata me diell. Për momentin janë të mundura zhvillime të rrebesheve pasditore gjatë pjesës së dytë të javës, ngase ka sinjale të pakta për të reshura. Këto rrebeshe me shumë mundësi zhvillohen përreth zonave malore të vendit, që më pas mund të kalojnë edhe në pjesë tjera. Në aspektin termik temperaturat do të luhaten mbi vlera mesatare prej 27C e 30C, ato maksimale. Minimalet zbresin deri në 13C e 16C. Fundjavën e ardhshme sërish priten më shumë kthjellime.
Një tendencë për temperatura më të larta paraqitet në javën e fundit të qershorit, kur maksimalet kalojnë vlera mbi 30C. Fillimsht do të ketë më shumë diell, mirëpo në pjesën e dytë, pas datës 25, shtohen gjasa për mot më jostabil, me rrebeshe shiu më të përhapura në vend.