Mendimi për motin: Më nxehtë të enjten, maksimalet deri në 34C - Gazeta Express
string(60) "mendimi-per-motin-me-nxehte-te-enjten-maksimalet-deri-ne-34c"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 18:51

Mendimi për motin: Më nxehtë të enjten, maksimalet deri në 34C

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 18:51

Mendimi për motin – 18.06.2025

Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet ditën e enjtë. Nga mesdita përreth viseve malore zhvillohen vransira, që më vonë duke shkuar kah mbrëmja mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të izoluar. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 31C e 34C, derisa ato minimale në mëngjes zbresin në 15C e 18C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-6m/s.

Pas ca rrebesheve që mund të depërtojnë orëve të mëngjesit në pjesë të vendit, ditën e premtë do të ketë intervale me diell. Nga fundjava më pas parashihet mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat pësojnë rënie në 28C ditën e premtë, e në fundjavë deri në 24C e 26C. Rënie pësojnë edhe minimalet deri në 8C e 9C. Nga dita e hënë, maksimalet shënojnë rritje në 28C. Era frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të premtën mesatare e mesatarisht e fuqishme 5-12m/s.