Mendimi për motin – 18.09.2025
Kushte stabile vijojnë edhe përgjatë ditës së premtë, kryesisht me kthjellime e diell. Ditën shfaqen vransira të pakta kalimtare. Mëngjesi mbetet më i freskët, me minimale ndërmjet 6C e 10C. Temperaturat maksimale shënojnë një rritje në 24C e 28C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Mot me kthjellime dhe më i nxehtë po parashihet duke shkuar nga fundjava, por dhe ditëve të para të javës vijuese. Temperaturat maksimale shënojnë rritje në vlera edhe prej 30C. Minimalet ndërmjet 9C e 13C. Erëra veriore frynë edhe të shtunën, të lehta dhe mesatare, 3-10m/s. Prej ditës së diel ndryshojnë drejtimin nga krahu jugor.
Klikoni KËTU për të parë videon rreth motit.