Mendimi për motin: Kryesisht me vranësira të enjtën, nga e premta më shumë diell - Gazeta Express
string(78) "mendimi-per-motin-kryesisht-me-vranesira-te-enjten-nga-e-premta-me-shume-diell"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 18:35

Mendimi për motin: Kryesisht me vranësira të enjtën, nga e premta më shumë diell

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 18:35

Mendimi për motin – 30.07.2025

Vransira më të shumta që përshkojnë vendin ditën e enjtë, orëve të mëngjesit mund të shoqërohen me riga lokale shiu, apo ndonjë rrebesh të shkurtër, kryesisht pjesëve jugore e lindore. Ditën nuk mungojnë intervale me diell, e pasdite më vonë riga lokale shiu paraqiten pjesëve veriore. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, ndërsa ato maksimale pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 24C e 27C. Frynë ende erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-9m/s.

Ditëve të para të gushtit po parashihet mot më stabil, kryesisht me diell, dhe më i nxehtë, me temperatura që deri në fundjavë arrinë në 32C e 34C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Erëra veriore frynë të premtën, e në fundjavë perëndimore e jugperëndimore 3-10m/s. Të shtunën e të dielen, mundësi për rrebeshe shiu shfaqen kryesisht viseve malore. Nga e hëna ndryshim i situatës meteorologjike. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut, që lokalisht ka gjasa të marrin veçori të stuhive. Temperaturat pësojnë rënie deri në 27C e 24C.