Mendimi për motin – 17.07.2025
Vransirat fillojnë të shpërndahen paraditën e së premtës. Ditën pritet të ketë më shumë intervale me diell. Frynë erë e freskët veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në 12C e 15C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 27C e 29C.
Nga fundjava po parashihet të dominojnë kushte më stabile, kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat shënojnë një rritje të shpejtë në 34C e 36C. Nga e hëna shumë nxehtë me maksimale deri në 37C e 39C, e që lokalisht ka gjasa të arrinë vlera prej 40C. Minimalet fillimisht zbresin në 12C, e më pas shënojnë rritje deri në 18C e 20C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 4-10m/s.