Mendimi për motin: Kryesisht me diell të premtën, temperaturat në rritje, deri në 29C e 30C - Gazeta Express
string(88) "mendimi-per-motin-kryesisht-me-diell-te-premten-temperaturat-ne-rritje-deri-ne-29c-e-30c"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 19:01

Mendimi për motin: Kryesisht me diell të premtën, temperaturat në rritje, deri në 29C e 30C

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 19:01

Mendimi për motin – 31.07.2025

Mot kryesisht me diell e më i ngrohtë do të mbretëroj ditën e premtë, më 1 gusht. Pasdite përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, me pak gjasa të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Frynë erë veriore, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, derisa maksimalet shkojnë deri në 29C e 31C.

Mot kryesisht me diell parashihet ditën e shtunë. Të dielën me zhvillime të vransirave më vonë pasdite, ndonjë rrebesh mund të zhvillohet në pjesë të vendit. Temperatura në rritje deri në 32C e 34C të dielen. Nga dita e hënë më shumë vransira përfshinë vendin e zhvillohen rrebeshe shiu dhe bubullima. Reshje lokale shiu vazhdojnë edhe ditën e martë. Temperaturat zbresin deri në 22C e 25C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 16C. Në fundjavë frynë erë mesatare jugperëndimore 5-11m/s, e nga dita e hënë ndryshon drejtimin në verilindore.