Mendimi për motin: Kryesisht me diell të mërkurën, temperaturat ende verore - Gazeta Express
string(73) "mendimi-per-motin-kryesisht-me-diell-te-merkuren-temperaturat-ende-verore"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 18:53

Mendimi për motin: Kryesisht me diell të mërkurën, temperaturat ende verore

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 18:53

Mendimi për motin – 23.09.2025

Ditën e mërkurë vazhdon të mbretëroj mot i nxehtë, kryesisht me kthjellime e diell, edhepse fillojnë të kalojnë më shpesh vransira shtresore të larta. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 29C e 30C, ndërsa minimalet zbresin në 11C e 14C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 2-7m/s.

Më shpesh vransira kalojnë në vend ditën e enjtë, megjithëse nuk mungojnë intervale me diell. Aty këtu mund të ketë riga lokale shiu. Temperaturat zbresin lehtazi në 26C e 27C. Vransirat dominojnë vendin ditën e premtë. Pasdite më vonë mund të ketë zhvillime të rrebesheve të shiut. Mot më i ftohtë, kryesisht me vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe po parashihen në fundjavë. Maksimalet zbresin në 16C e 17C, e ato minimale deri në 10C. Erërat ndryshojnë drejtimin në lindje, e frynë të lehta dhe mesatare 4-10m/s.