string(71) "mendimi-per-motin-kryesisht-me-diell-ne-fundjave-temperaturat-ne-rritje"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 18:33

Mendimi për motin: Kryesisht me diell në fundjavë, temperaturat në rritje

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 18:33

Mendimi për motin – 30.05.2025

Ditën e shtunë do të mbretëroj mot kryesisht me diell, e paksa më i ngrohtë në aspektin termik, megjithëse frynë erëra veriore mesatare 4-9m/s. Orëve të pasdites zhvillohen vransira të pakta lokale. Temperaturat minimale zbresin në 6C e 9C, derisa ato maksimale shënojnë rritje deri në 22C e 25C.

Ditëve të para të qershorit, me fillimin e verës meteorologjike, po parashihet të mbretëroj mot stabil, kryesisht me diell dhe me temperatura në rritje graduale deri në 31C e 32C ditën e mërkurë. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje deri në 13C e 16C. Orëve të pasdites mund të priten zhvillime të vransirave të pakta lokale, por se gjasat për të reshura do të jenë të ulëta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e jugperëndimi 3-8m/s.