string(83) "mendimi-per-motin-fundjave-shume-e-ngrohte-temperaturat-maksimale-deri-ne-26c-e-28c"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 18:50

Mendimi për motin: Fundjavë shumë e ngrohtë, temperaturat maksimale deri në 26C e 28C

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 18:50

Mendimi për motin – 2.05.2025

Mot shumë i ngrohtë do të mbretëroj ditën e shtunë, kryesisht me diell. Ditën zhvillohen vranisra të pakta lokale, e kalojnë dhe vransira të larta, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Era ndryshon drejtimin në jugperëndimore e frynë e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, me hove deri në 12m/s nga pjesë të Dukagjinit. Temperaturat maksimale në rritje të ndjeshme, shkojnë deri në 26C e 28C, derisa minimalet zbresin në 8C e 10C.

Ditën e diel kalojnë më shpesh vransira mbi vend, por që mbetet mot shumë i ngrohtë, me maksimale deri në 25C e 28C. Nga dita e hënë do të ketë më shumë vransira, e shfaqen mundësi për rrebeshe shiu. Rrebeshet mund të jenë më të përhapura në vend nga dita e mërkurë. Temperaturat zbresin deri në 20C e 23C. Frynë erëra të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s, të martën më të theksuara me hove mbi 15m/s.