Mendimi për motin: Ditëve të ardhshme temperaturat deri në 38C - Gazeta Express
string(61) "mendimi-per-motin-diteve-te-ardhshme-temperaturat-deri-ne-38c"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 18:37

Mendimi për motin: Ditëve të ardhshme temperaturat deri në 38C

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 18:37

Mot i nxehtë, me kthjellime e diell parashihet ditën e mërkurë në vend. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 16C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 32C e 35C. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet ditëve të ardhshme, në pjesën e dytë të javës. Në fundjavë kalojnë vransira, që të shtunën mund të formojnë kushte për ndonjë rrebesh shiu, me gjasë përreth zonave malore. Temperaturat maksimale të premten shkojnë deri në 36C, e lokalisht deri në 38C. Të larta mbesin edhe përgjatë fundjave prej 35C e 36C. Frynë erë kryesisht nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Mot shumë i nxhetë dhe kryesisht me diell do të mbretëroj edhe përgjatë rajonit, me maksimale që ditën e mërkurë shkojnë deri në 38C e 40C nga Shqipëria. Përgjatë Maqedonisë veriore temperatura deri në 41C e 42C mund të regjistrohen nga Demir Kapija e Gjevgjelia, duke shkuar në fundjavë.